Bota

Dënimi i parë me vdekje nga viti 2012 në SHBA, për tetë orë mbajti peng gruan dhe fëmijët e keqtrajtoi seksualisht të bijën

David Cox është dënuar me vdekje, pasi që në vitin 2010 gjatë një rrethimi tetë orësh nga ana e policisë, mbyti gruan dhe para syve të saj keqtrajtoi seksualisht bijën e saj.

Cox është i dënuari i parë me vdekje që u mbyt në shtetin amerikan Misisipi në nëntë vitet e fundit.

Cox është mbytur me injeksion në burgun e Parchman raportojnë mediat lokale. Në procesin gjyqësor që përfundoi në vitin 2021, Cox pranoi fajin pasi mbi të rëndonin tetë pika të aktakuzës, kurse më 2018 shkarkoi avokat e tij dhe hoqi dorë nga ankesa, me pretendim se “ka merituar dënimin me vdekje”.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 14 maj të vitit 2010, kur Cox bleu një revole dhe me të iu vërsul gruas që e kishte braktisur – Kim dhe dy fëmijëve të tyre. Cox kishte thyer derën e shtëpisë ku jetonte gruaja me fëmijët, dhe për më shumë se tetë orë i mbajti peng.

Gjatë rrethimit policor plagosi gruan në bark dhe dorë, dhe me kalimin e orëve ajo ndërroi jetë nga gjakderdhja, e para syve të saj e keqtrajtoi seksualisht tri herë bijën.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

E pas tetë orëve negociata të pasuksesshme, policia u fut brenda dhe e arrestoi. I vetëdijshëm se çfarë kishte bërë, Cox në vitin 2018 shkroi një letër për gjykatësin, ku pranonte se “është fajtor dhe se meriton të vdes”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *