Florian Marku për “Sky Sport”: Do të jem një nga emrat më të njohur në Britani
Florian Marku në muajin tetor të këtij viti u shpall kampion në kategorinë IBF, pasi mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham me vendim jurie.
Menjëherë pas këtij triumfi “Mbreti Shqiptar” paralajmëroi së ndeshja e radhës do të vinte shumë shpejt.
Ndeshja e radhës do të luhet më 20 nëntor në Ëembley dhe në një intervistë për “Sky Sport”, Florian Marku shprehet për mediat në Londër se shumë shpejt ai do të jetë një nga emrat më të rëndësishëm në këtë sport në Londër.
“Jam shumë i lumtur për fitoren, nuk ka qenë performance ime më e mirë, por shansi ishte me mua. Tani do të vazhdoj përpara për gjëra më të mëdha. Pjesën më të madhe të ndeshjeve i fitoi me dorën time të majtë. Për momentin jam i fokusuar në ndeshje të ndryshme dhe jam në pritje të shoh se çfarë ka rezervuar e ardhmja. Premtoj se vitin tjetër do jem një nga emrat më të njohur në Britani, kam sakrifikuar jetën time për të qenë këtu dhe do t’i bëj krenar njerëzit e mi”, u shpreh Marku.