Dosja “Taçi”, Kepi: Të përfshirë emra qeveritarësh, për 18 mln € kanë dalë garanci zv. kryeministri e banka
Gazetarja e RTV Ora, Alba Kepi u shpreh se dosje e 18 milionë eurove është dosja e radhës që vjen nga antimafia italiane dëshmon edhe njëherë që korrupsioni në Shqipëri shkon deri tek nivelet më të larta.
Ajo tha se në këtë dosje pohohet se Shqipëria ofrohet si garancia për personazhet që janë të njohur si pjesëtarë të Cosa Nostras në Itali për pastrim parash.
Kepi: Kjo dosje e radhës që vjen nga antimafia italiane dëshmon edhe njëherë që korrupsioni në Shqipëri shkon deri tek nivelet më të larta. Kur flitet për korrupsion të nivele të larta, çdo gjë është e nënvizuar me të zezë në dosje. Shqipëria ofrohet si garancia për personazhet që janë të njohur si pjesëtarë të Cosa Nostras në Itali. Shuma e sjellë në Shqipëri është bërë me garancinë e niveleve të larta të shtetit shqiptar. Paratë përmes Shqipërisë do të kalonin në Hong Kong duke u përdorur si një lavatriçe. Në përgjime përmendet zv. Kryeministri për zhbllokimin e një shume parash shumë të madhe, duke ndërhyrë te drejtori për pastrimin e parave.
Për të zhbllokuar këto para pretendohej se ky drejtor të rikonfirmohej sërish në detyrë. Sot jemi disa javë pas ngjarjes dhe akoma nuk kemi parë një forcë politike që të flasë dhe ta denoncojë këtë skandal që përfshinë shtetin shqiptar. Skema ka funksionuar për pastrimin e parave të Cosa Nostras. Habitem që askush nuk flet për këtë rast. Mendoj se ministri i Financave, kryeministri dhe opozita duhet të kishin dalë dhe të kishin reaguar.
Kepi shtoi se ka një kompromis nga të gjitha palët politike çka tregon se ka një marrëveshje të heshtur për ta kaluar është këtë çështje.
Kepi: Ka një kompromis nga të gjitha palët çka tregon se ka një marrëveshje të heshtur për ta kaluar është këtë çështje. Vetë zv. Kryeministri duhet të dalë dhe të japë shpjegime për këtë rast, sepse është përmendur në përgjime që ai do të ndërhyjë për të zhbllokuar këtë llogari bankare prej më shumë se 18 milionë euro. Drejtori i bankës apo ashtu ka dhënë garanci për zhbllokimin e shumës, vetëm se ka qenë problem banka qendrore në Greqi. Banka duhet të kishte sinjalizuar kur një shumë e tillë ka probleme./ora/