Lajme

‘Identifikimi biometrik parandaloi mbushjen e kutive’, Pelinku: Shkeljet gjatë votimit, nga komisionerët

Rezultati i kontrollit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri procesit të identifikimit biometrik të zgjedhësve, si dhe numërimit dhe votimit elektronik në një nga zonat e Tiranës, tregoi se teknologjia parandaloi shkeljet që vijnë nga qytetarët, si dhe ekspozoi ato që bëjnë vetë komisionerët gjatë ditës së votimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Jona Plumbi nënkomisionerja shtetërore për zgjedhjet, Lealba Pelinku theksoi se identifikimi biometrik ka parandaluar shkeljet nga ana e votuesve, por mbetet problemi i manipulimeve me dakordësinë e komisionerëve zgjedhorë.

Nënkomisionerja theksoi se rastet e dyshimta të konstatuara në zgjedhjet e fundit i referohen administratës zgjedhore, konkretisht komisionerëve, të cilët ka dyshime se mund të kenë hedhur votën në dy qendra votimi.

Lexo më shumë  Nxënësja e “Fan Nolit” në Tiranë: Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend!  Mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim 

“Komisioneri, nëse është zgjedhës në atë qendër votimi mund të votojë aty, por mund të jetë zgjedhës në një tjetër qendër votimi. Këto janë rastet e konstatuara ku komisioneri është identifikuar në qendrën e votimit ku ka qenë komisioner dhe aty ku ka qenë zgjedhës. Mbetet për t’u verifikuar nëse i ka hedhur votat në kuti, por janë dukshëm raste kur dyshimi është tejet i bazuar”, u shpreh nënkomisionerja.

Znj. Pelinku tha se përdorimi i teknologjisë përmes votimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit arriti së paku objektivin për të parandaluar fenomene, që kanë ekzistuar në zgjedhjet e shkuara siç është votimi i shumëfishtë apo votimi familjar.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

“Keni dëgjuar në zgjedhjet e fundit denoncime që kanë të bëjnë me mbushjen e kutive. Të paktën e sigurt është nga të dhënat që nxorën që tejkaluan edhe pritshmërinë tonë teknologjia realizoi në radhë të para parandalimin. Edhe pse nuk patëm mjaftueshëm kohë për të ndërgjegjësuar qytetarët lidhur me karakteristikat teknologjisë, mënyrat si evidentohej dhe pasojat mbi atë që do shkelte kodin zgjedhor, efektin parandalues e ka realizuar dhe shifrat flasin vetë. Në këto zgjedhje nuk pati denoncime për votimin e shumëfishtë apo familjar”, tha nënkomisionerja shtetërore për zgjedhjet, Lealba Pelinku/euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *