Bota

SHBA fut Rusinë në ‘listën e zezë’ të tolerancës fetare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar Rusinë në listën e zezë të vendeve që shkelin lirinë e besimeve fetare.

Vendimi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken gjatë një deklarate ku tha se në listë janë Kina bashkë me 8 vende të tjera.

Në arsyetimin e vendimit të DASH thuhet se këto vende janë përfshirë në shkelje të vazhdueshme të lirisë së besimit fetar.

Lexo më shumë  SHBA ka gati avionin “hije”/ Mund të fluturojë me shpejtësi deri në 2470 km/h

Nigeria, e cila ishte në listë vitin e kaluar ku Blinken pritet të zhvillojë një vizitë këtë javë, është hequr.

Në listë gjithashtu janë Burma, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Pakistani, Arabia Saudite, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Algjeria, Komoros, Kuba dhe Nikaragua janë vendosur në listën e vendeve në vëzhgim.

“SHBA nuk do të heq dorë nga mbrojtja e lirisë së besimit në #do vend. Në shumë vende, shohim qeveri që dhunojnë, arrestojnë, kërcënojnë dhe vrasin individë thjesht se kërkojnë të jetojnë jetën sipas besimit të tyre”, tha Blinken.

Lexo më shumë  Aleati i Ukrainës në NATO mund t'i rrëzojë dronët rusë sipas ligji të ri

Sekretari Amerikan i Shtetit nisi të mërkurën një vizitë tre ditore në Afrikë dhe paralajmëroi për rritjen e kërcënimit ndaj demokracinë në këtë kontinent. Vizita e tij nis në Kenia duke përfshirë dhe Senegalin./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit