Lajme

Varhelyi takon Bislimin, flasin për raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi është takuar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel.

Varhelyi ka deklaruar se me Bislimin ka diskutuar për reformat që Kosovës i duhen pas raportit të fundit të Komisionit Evropian.

“Me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialog sot, duke diskutuar reformat që Kosovës i nevojiten që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nënvizova rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Varhelyi.

Lexo më shumë  Kamberi: Serbia po pengon realizimin e ndihmës së Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *