Bota

“Vuçiç është mafioz”, mediat zviceriane: Ja përse e arrestoi “Zonjën e çeliktë”

Nën titullin “Pse zonja e çeliktë duhet të qëndrojë prapa hekurave”, “Der Bund” dhe “Tagesanzeiger”, gazeta zvicerane, shkruajnë për aferën dhe arrestimin e zyrtares serbe, Dijana Hrkaloviq, duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe ministri i brendshëm Nebojsha Stefanoviqç janë të lidhur direkt me mafian, dhe se aktualisht janë në një “luftë” të ndjekur nga i gjithë kombi.

Në njërin nga nëntitujt shkruhet “Mafia dhe policia në Serbi”, dhe aty shpjegohet se Dijana Hrkaloviq e ndërtoi karrierën e saj në Ministrinë e Brendshme, si dikush që komunikonte drejtpërdrejt me qarqet mafioze dhe kryente punët e pista të Nebojsha Stefanoviqit.

Në tekst përmendet edhe Veljko Belivuk, por edhe Aleksandar Vuçiq, kur thuhet se në televizion ka paraqitur detaje të neveritshme të krimeve të Belivuk-ut, për bluarjen e mishit, prodhimin e qebapëve nga pjesët e trupit të njeriut dhe të ngjashme. Autori i tekstit shprehet i tmerruar nga ajo që ka parë në mediat serbe pro regjimit të Vuçiqit.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon Rusinë për herë të parë me raketat britanike “Storm Shadow”

Më tej ai shpjegon ngritjen e Dijana Hrkaloviq. Pretendon se të njëjtat media pro regjimit dikur e lavdëronin dhe e quanin “Zonja e çelikut”, ndërsa sot e “shkatërrojnë” dhe i bëjnë tekste për të brendshmet dhe fotot nudo. Autori i quan mediat pro regjimit një “makinë të së keqes” që është gati ta shkatërrojë jetën e kujtdo që përbën rrezik për regjimin.

Në tekst përmendet edhe djali i Vuçiqit, Danilo.

Autori kujton tekstet e publikuara nga gazeta serbe, KRIK , dhe thekson se në të njëjtat foto ku ndodheshin anëtarët e klanit Belivuk, shihet edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë. Teksti kujton gjithashtu se KRIK publikoi dëshminë e Belivuk, në të cilën ai pretendonte se Vuçiq kërkonte që ai t’i frenonte tifozët në tribunë që të mos bërtisnin ” Vučiću pederu”.

Autori spekulon se arrestimi i Dijana Hrkaloviqit është vetëm një paralajmërim për Stefanoviqin për të mos publikuar materiale komprometuese shtesë lidhur me presidentin e Serbisë.

Një pjesë e tekstit mund të lexohet në faqen zyrtare të “Der Bunda”, por edhe në faqen e “Tagesanzieger”./bold/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *