Një ditë pas emërimit si ministër, Latifi takohet me Kurtin
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në ditën e tij të parë të punës ka pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njofton MSh.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë takimit, ministri Latifi ka njoftuar kryeministrin Kurti për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësor.
“Kryeministri Kurti i uroi Ministrit Latifi detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në angazhimin e forcimit të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Rruga Press