Heqja e TVSH për bujqësinë, Binaj: Duhet të jetë e njëjtë në të gjitha hallkat, që të shmanget evazioni
Nga Erblina Mile
Ndryshimi i skemës së TVSH-së për sektorin bujqësor nga 6% në 0 në paketën fiskale të vitit të ardhshëm do të dëmtojë këtë sektor. Ekspertët kontabilist theksojnë se nuk duhet që të ndryshoj niveli i TVSH-së dhe duhet të jetë i barabartë si në shitje dhe në blerje. Sipas kontabilistëve ndërhyrja në skemën e TVSH-së është një mundësi më shumë për evazion.
Binaj i bën thirrje parlamentit që të gjykoj më mirë këtë ndryshim fiskal para se të marrë një vendim përfundimtar.
Paketa fiskale u miratua tashmë në parim ndërsa pritet të kthehet për diskutim në komisione nen për nen ku do të përfshihen edhe propozimet apo ndryshime të grupeve të interesit apo deputetëve.
Rruga Press