Bota

Rritet prodhimi ilegal i opiumit për 8% në Afganistan, thotë OKB

Në Afganistan është rritur për tetë për qind prodhimi ilegal i opiumit për vitin 2021, në krahasim me vitin e kaluar, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që opiumi i këtij shteti vazhdon të dominojë tregun e zi.

Prej tij furnizohen tetë prej 10 përdoruesve në gjithë botën.

Afganistani ka korrur 6,800 bimë opiumi më 2021, ka thënë Zyra e OKB-së për Ilaçe dhe Krime, në një raport të publikuar ditën e djeshme.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Të hyrat nga opiumi afgan janë rritur në mes të 1.8 miliard dollarë dhe 2.7 dollarëve këtë vit, është thënë mes tjerash në raport.

“Por shuma edhe më të mëdha janë siguruar përmes zinxhirit ilegal të furnizimeve jashtë Afganistanit”, thotë raporti.

Sipas gjetjeve të Zyrë së OKB-së për Ilaçe dhe Krime, rreth një e dhjeta e ekonomisë afgane mbështetet nga tregtia e opiumit.

Çmimet e opiumit janë pothuajse dyfishuar në muajin gusht, në krahasim me muajin maj.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Autorët e raportit kanë thënë se kjo rritje është pasojë e paqartësive politike pas marrjes së pushtetit nga talebanët në muajin gusht.

Vetë talebanët kanë thënë se janë duke analizuar mënyra alternative për angazhim të atyre që merren me korrje të opiumit dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, në mënyrë që të zvogëlohet prodhimi i kësaj bime.

Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit në botë, andaj përbën rreth 30 për qind t prodhimit global.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *