Lajme

Ndalohen produktet e paketuara, Zvicra ndihmë Shqipërisë për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve

Në shkolla nuk do të lejohet konsumimi i produkteve të paketuara dhe të pashëndetshme për fëmijët.

Qeveria pritet të miratojë një marrëveshje me Zvicrën, e cila ka marrë përsipër për të mbështetur këtë nismë. Ndërkohë, projekti zviceran “Shkollat për Shëndetin” do të nisë zbatimin në 1200 institucione arsimore, kryesisht 9-vjeçare. Përfaqësuesi i qeverisë zvicerane theksoi rëndësinë e edukimit të brezit të ri “Bashkëpunimi midis Zvicrës dhe Shqipërisë në sektorin e shëndetësisë shënon sot një rrugëtim të ri: ne nisim përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar sjellje të shëndetshme me fokus të veçantë tek fëmijët e shkollave. Kjo vazhdon punën tonë të përbashkët në kujdesin shëndetësor parësor përfshirë edhe përgjigjen ndaj Covid-19”.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Edhe dy përfaqësueset e qeverisë shqiptare, ministret përgjegjëse, ajo e Shëndetësisë dhe ministrja e Arsimit shprehën mbështetjen për nismën e Zvicrës. Në fakt, për ndalimin e ushqimeve të pashëndetshme në arsimin bazë ka dalë një urdhër, i cili vijon të injorohet si nga shkollat, ashtu dhe nga prindërit.

Në 14 korrik të këtij viti, 2 muaj para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Shëndetësisë dhe ajo e arsimit miratuan rregulloren për ushqimet e ndaluara në institucionet arsimore. Sipas urdhrit të botuar në fletoren zyrtare, në ambientet e shkollave fëmijët nuk duhet të konsumojnë ëmbëlsira të paketuara, çokollata të ndryshme, pije me gaz, pije energjike, patatina e të tjera produkte si këto. Pavarësisht këtij urdhri, fëmijët vijojnë te jene te ekspozuar ndaj kequshqyerjes dhe pasojave që sjell ajo.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *