Lajme

Nagavci/Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës në arsim dhe kulturë

Ministrja e Arsimit në Kosovë Arbërie Nagavci ka postuar në faqen e saj në facebook ku tregon se marrëdhënit mes Kosovës dhe Francës janë forcuar edhe mes arsimit. Postimi më poshtë:

Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës në arsim dhe kulturë


Mësimdhënësit e gjuhës frënge do të kenë mundësi të reja për ngritjen e kompetencave në mësimdhënie, meqë tashmë MAShTI është bërë pjesë e Memorandumit të partneritetit për bashkëpunim edukativ në kuadër të Strategjisë së Frankofonisë 2015-2022.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama


Jam shumë e lumtur që me këtë bashkëpunim që erdhi pas kërkesës së MAShTI-t, Kosova do të kontribuojë në forcimin e frankofonisë në Evropën qendrore dhe lindore.


Tashmë kemi marrë konfirmimin nga Qendra Regjionale Frankofone për Evropën qendrore dhe lindore e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (CREFECO) dhe për këtë falënderoj drejtorin z. Erik Poppe dhe Sekretaren e Përgjithshme, znj. Louise Mushikiwabo.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar


Po ashtu, bashkë me ministrat Hajrullah Çeku dhe zv.Ministrja Liza Gashi dhe me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, kemi nënshkruar Deklaratën e Shprehjes së Interesit për intensifikim të bashkëpunimit me qëllim të mobilizimit të akterëve kulturorë, edukativ dhe universitarë kosovarë dhe francezë, duke respektuar kështu dëshirën për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet strukturave dhe territoreve të tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *