Lajme

Tezja e Mateos: Ai kriminel që kishte bërë një krim, pse qeveria nuk mori masa

TIRANË– Tezja e 8-vjeçarit Mateo Vasia që u rrëmbye dhe u vra ditën e djeshme nga fqinji i tij në fshatin Grecallit të Fierit ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Ajo ka treguar bisedën e fundit me nipin dy ditë më parë, kur i kishte thënë se do i tregonte një sekret.

Në një lidhje ‘Skype’ nga Italia, tezja e të miturit Adriana tha se lajmin e kishte marrë nga motra tjetër, teksa në fotot e trupit të pajetë të nipiti kishte parë shenja dhune.

“Ndodhem prej 3 vitesh e gjysmë në Itali. Pres të bëj dokumentet. Dola t’i blija ca gjëra dhe çokollata djalit. Në darkë me thotë djali që o ma ka humbur Mateo. I shkruaj motrës që kam në Greqi, janë dy motra burrat vëllezër dhe e pyes ça ka ngjarë me çunin, më thotë ke shkarë nga trutë e kokës. Më pas më merr në telefon dhe më thotë Djana bëhu e fortë se çunin e kanë vrarë. Motra ime dhe kunati janë njerëz punëtorë, kanë punuar me djersën e ballit dhe me sakrifica. Ai kriminel që kishte bërë një krim, pse qeveria nuk mori masa dhe të priste t’i merrte jetën një vogëlushi. A është e drejtë? Kur person bën një krim, ai që e bën njëherë e bën praë, pse e nxjerr nga burgu. Ishte një ëngjëll, e çoi për të blerë bukë dhe i tha hajde tek shtëpia ma sill. Lam 3 vjet e gjysmë që nuk i kam parë, nuk i kam ndjerë aromën. Më ngelën çokollatat në çantë, më ngelën gjërat që i kisha blerë për çunat. Më kërkonte shumë gjëra dhe i kisha premtuar që do e nxirrja në Fier. Sot nuk isha dot aty. t’i hidha një grusht dhe. Aty ku është vrarë nipi të ngrihet një lapidar. Kam folur me dy çunat e mi që gjenden aty, me vëllezërit dhe vjehrrën e motrës. Kurse me motrën nuk kam folur, nuk është në gjendje. Kam parë dy foto të çunit, ishte i masakruar, me shenja dhune. Çfarë ma ka gjetur motrën, më ka gjetur dhe mua.Para dy netësh më marrin dy nipat në telefon e bënin shaka. Më tha do të them një sekret dhe ty, do dalim në Fier bashkë e do ta them. Nuk ta them tani, se më dëgjon mami e babi, unë dua ta them vetëm ty dhe Kristos, djalit që kam këtu. Ai qeshte, ishte i lumtur. E kam pritur vetë atë djalë dhe e kam rritur vetë.Fotot e nipit mi nisi vëllai, ishte i masakruar në pjesën e fytyrës, kur i pashë me iku truri. Dua vetëm drejtësi. Ai nuk meriton burg, meriton ta nxjerrësh në mes të Fierit, ta varësh dhe t’i hedhësh benzinë e t’i vësh flakën. Ta shikojë motra, dhe siç ka vuajtur nipi im, të vuajë dhe ai”, tha tezja mes lotësh.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *