Lajme

Banorët s’kanë ujë të pijshëm: Bashkia Elbasan s’do t’ja dijë, vijnë vetëm për vota

ELBASAN – Banoret e lagjes ‘5 maji’ në Elbasan kanë ngritur ankesa ndaj Bashkisë pasi prej kohësh uji i pijshëm është i ndotur gje që i ka detyruar ta blejnë.

Ata thonë se në  zonë ku nuk është investuar prej 25 vitesh dhe ka cdo ditë  problematika serioze. Pavarësisht se janë bërë takime me banorët ku Bashkia ka prezantuar buxhetin, janë dhënë vetëm premtime dhe asnjë projekt konkret. Përvec kësaj lagjia ka probleme me rrugët e pashtruara, mungesën e ndriçimit dhe kanalizimet. Ata janë të gatshëm të shkojnë deri tek Kryeministri nëse Bashkia nuk do t’u japë një zgjidhje.

Lexo më shumë  MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

“Problemi jonë është rruga dhe kanalizimet se nuk kemi as ujë të pijshëm. Me forcat tona kemi bere çdo gjë, me puse, kemi 4 muaj që blejmë ujë, uji është i infektuar. Ne kërkojmë që Bashkia të investojë për të gjitha problemet. Ishim ne ne takimet per buxhetin dhe i bëmë kërkesën, por nuk premtoi asgjë, po kemi buxhet do i bëjmë tha. Nëse nuk zgjidhet do shkojmë deri te kryeministri. Kemi 20 vite me këto problem, skandal janë. Uji që pimë është shumë I ndotur, kemi njerëz debitorë dhe një ditë ska pasur ujë. Edhe kryetari erdhi e pa vetë lagjen dhe do e bëjmë do e bëjmë tha por asgjë, prandaj kemi bërë shkresë sepse dritat dhe cdo taksë kemi paguar”-tha një nga banorët.

Lexo më shumë  Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *