Bota

A po pajiset me raketahedhëse kundërajrore Republika Srpska

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës, Mirko Okoliq, ka shfrytëzuar mungesën e ministrit Sifet Poxhiq dhe ka dhënë pëlqimin e tij për blerjen e sistemit të raketave kundërajrore.

Në kohën kur përfaqësuesi serb në Presidencën 3-anëtarëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, po punon e vepron për ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e Bosnjës, zv.ministri i Mbrojtjes, po ashtu serb, ka dhënë pëlqimin për blerjen e raketahedhëse kundërajrore.

Kërkesën e paraqiti kompania nga Banjalluka “Kosmos” dhe ajo u miratua, por shpejt edhe u revokua.

Sipas këtij portali, kompania “Kosmos” është e lidhur ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, dhe prezantoi planin për importimin e tri raketahedhësve ruse NEVA-S125.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Në fillim të tetorit të këtij viti, kompania dorëzoi në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës kërkesë për lëshimin e licencës së importit. Më pas, kjo ministri ia përcolli kërkesën e kompanisë Kosmos për vlerësim Ministrisë së Sigurisë të Bosnjës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë.

“Në fund të tetorit, zëvendësministri i Mbrojtjes i Bosnjës, Okoliq (SNSD), ka shfrytëzuar mungesën e ministrit Sifet Poxhiq dhe ka dhënë pëlqimin e tij për importin e kësaj pajisjeje ushtarake”, ka thënë burimi nga Ministria e Mbrojtjes e Bosnjës.

Lexo më shumë  PAMJE TE RENDA/ Rusët ekzekutojnë pa mëshirë ushtarët e tyre që dezertojnë në Ukrainë

Mirëpo, pas kthimit nga një udhëtim pune, ministri Poxhiq e revokoi pëlqimin e nënshkruar nga zëvendësi i tij Okoliq më 27 tetor.

Okoliq vjen nga partia e Dodikut SNSD. Nga iniciativat që ka marrë Dodiku dhe Kuvendi i Republika Srpskas është edhe themelimi i ushtrisë. Dodik ka thënë më herët se në rast se vjen te ndonjë konflikt “shpreson në ndihmën e Rusisë për furnizim me pajisje ushtarake”.

Perëndimi ka dënuar iniciativat e Dodikut dhe ka kërcënuar me sanksione në rast se vazhdon të minojë paqen dhe të mos respektojë Marrëveshjen e Daytonit, përmes të cilës iu dha fund luftës 4-vjeçare në Bosnjë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *