Bota

Ekonomia e BE-së gjatë tremujorit të tretë rritet me 2.1 për qind

Ekonomia e Bashkimit Evropian (BE) ka shënuar rritje me 2.1 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti ku u zbutën masat kundër pandemisë COVID-19 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Zyra evropiane e Statistikave thotë se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Eurozonë në krahasim me tremujorin e mëparshëm është rritur për 2.2 për qind. Në Eurozonë, nga ana tjetër, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 është rritur për 3.7 për qind.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Ndërkohë, PBB i rregulluar sezonalisht në BE, në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me tremujorin e mëparshëm është rritur për 2.1 për qind, kurse në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 ka shënuar një rritje prej 3.9 për qind.

PBB në tremujorin e dytë të këtij viti ishte rritur për 2,1 për qind në Eurozonë dhe 2 për qind në BE.

Në periudhën në fjalë ekonomia gjermane u rrit për 1.8 për qind, e Francës me 3 për qind, e Italisë me 2.6 për qind dhe e Spanjë me 2 për qind.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Punësimi në BE, në tremujorin e tretë të vitit 2021 u rrit për 0.9 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, kurse 2,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në Eurozonë, në këtë periudhë u rrit 0.9 për qind dhe në krahasim me vitin e kaluar 2 për qind.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *