Lajme

Shtimi i importeve, rritja e çmimeve dhe administrimi

Të ardhurat nga Doganat për periudhën 10-mujore janë realizuar në masën 154 miliardë lekë, nga 138.3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 15.8 miliardë lekë më shumë (rreth 160 milionë dollarë më tepër).

Në krahasim me 10-mujorin 2020 janë realizuar rreth 30.3 miliardë lekë më shumë (ose rreth 300 milionë USD më tepër).

Duhet vlerësuar se 10-mujori janar-tetor 2021 ka realizimin më të lartë të çdo 10-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 10-mujorit të vitit 2019, me rreth 18 milionë dollarë:

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 79% e rritjes së të ardhurave vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, rritjes së fluksit të importit dhe, ndërsa 21% si rrjedhojë e efektit të çmimeve, si dhe mirëadministrimi, sipas njoftimit zyrtar.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Performanca 10-mujorit për taksat kryesore të mbledhura nga administrata doganore, krahasuar me një vit më parë është si vijon:

  • Taksa Doganore, + 1 miliard lekë më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
  • Akciza, në total +6.3 miliardë lekë që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +3.4 miliardë, rritja e importit të cigareve me +2.4 miliardë, birrës me rreth 216 milionë lekë, etj…
  • TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me 10-mujorin 2020 ka dhënë rreth 7 miliardë lekë më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
  • +3.5 Mld lekë rritja e karburantit të importit
  • +3.3 Mld lekë rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
  • +2.3 Mld lekë rritje nga importi i metaleve bazë.
  • +1.8 Mld lekë rritje e importit te automjeteve të përdorura.
  • +1 Mld lekë energji elektrike
  • +880 Mln lekë rritje e importit të veshje, tekstile.
  • +870 Mln lekë Konstruksionet metalike
  • +850 Mln lekë Gaz i lëngshëm
  • +760 Mln lekë Plastika dhe artikujt e saj,, etj….
  • Renta, me ndikim 468 milionë lekë për shkak te efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 31,000 ton dhe gati dyfishimit te çmimit mesatar dhjetë-mujor. Rreth 16 milionë lekë plus janë siguruar nga mineralet e tjera.
Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Të njëjtën ecuri kanë edhe mallrat e akcizës në periudhën janar-tetor, në konsum, për periudhën 2016-2021 ku efektin më të madh e ka dhënë karburantet me 83 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë 10 mujore e vitit të kaluar ose rreth 20 mijë tonë më shumë se rekordi i mëparshëm i vitit 2019./ Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *