Lajme

Shokon banori: Klodian Çalamani më përdhunoi gruan, e denoncova e s’i bënë gjë

Familja Vasiu në fshatin Grecalli ka hapur dyert e mortit. Dhimbja është e madhe jo vetëm për ta, por për të gjithë komunitetin. Në orën 11:00 Mateo i vogël do të përcillet në banesën e fundit dhe do t’i mungojë përjetësisht prindërve, vëllait dhe të afërmve.

Banorët janë të tronditur nga ngjarja makabër dhe kërkojmë dënimin maksimal për autorin, për të cilin rrëmbimi dhe vrasja e vogëlushit nuk ishte krimi i parë i rëndë. Klodian Çalamëni kishte tentuar më parë të rrëmbente një vajzë, por dhe të përdhunonte një grua disa vite më parë kur sapo kishte dalë nga burgu..

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Kështu deklaron një banor i fshatit. Ai tha për gazetarin Ervis Kuçi se kishte tentuar të përdhunonte gruan e tij dhe megjithëse ishte denoncuar, ishte lënë sërish i lirë.

Banori: Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia.

Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit. Bridhte me biçikletë  tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Un e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me sesbën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *