Në Delhi të Indisë mbyllen shkollat dhe fakultet, shkak ajri tejet i ndotur
Autoritetet në Delhi të Indisë, kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe fakultetet për shkak të ajrit të ndotur.
Shkollat e fakultetet janë mbyllur deri në vendimin e ardhshëm, e punët në ndërtimtari gjithashtu janë ndaluar me përjashtim të projekteve të caktuara, që do të çlironin trafikun nëpër rrugët e Indisë.
Vetëm 5 nga 11 centralet me qymyr në qytet kanë leje për të operuar. Smogu toksik ka qenë i pranishëm në Delhi që nga festivali Diwali.
Niveli i grimcave të imëta PM2,5 që mund të bllokojnë mushkëritë në Delhi, është shumë më i lartë ka bërë të ditur Organizata Botërore të Shëndetësisë.
Në disa pjesë të qytetit është regjistruar rekord i ndotjes së ajrit. E shkaku i ndotjes është një kombinim i emetimeve të gazrave të automjeteve, pluhuri dhe kushtet klimatike, ku të gjitha këto e bëjnë Delhin qytetin më të ndotur.
Ajri është në veçanti toksik gjatë dimrit kur fermerët në shtetet përreth djegin arat – e fishekzjarrët gjatë festivalit Diwali e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën.
Erërat që fryjnë me shpejtësi të madhe kanë luajtur rol të madh në mbajtjen e grimcave toksike në atmosferë.
Rruga Press