Bota

Emigranti sirian shpresonte për një jetë më të mirë, por u varros në një pyll fushor në Bjellorusi

Ahmad Al-Hasan, një 19-vjeçar sirian, u varros në Poloninë lindore, jo shumë larg kufirit me Bjellorusinë. Në funeralin, i cili u zhvillua gjatë mbrëmjes, morën pjesë disa anëtarë të komunitetit lokal mysliman, por jo anëtarë të familjes së tij të ngushtë.

Për shkak të rrethanave në të cilat u krye, ceremonia nuk i ngjante një funerali mysliman. Shpenzimet janë paguar nga komuniteti lokal, me shpjegimin se ishte detyrë e tyre.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Trupi i Ahmadit u gjet nga policia polake të shtunën dhe u tha se ai u mbyt në lumin Bug, i cili ndan Poloninë nga Bjellorusia. Përveç Ahmedit, kjo krizë emigrantësh besohet se ka shkaktuar të paktën 11 persona viktima.

Kujtojmë se gjatë verës është rritur fluksi i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që po tentojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë. Situata u përshkallëzua më 8 nëntor, kur më shumë se 2000 njerëz u mblodhën në barrierat e kufirit polak.

Që atëherë, janë bërë disa përpjekje për të thyer kufirin, të cilave forcat polake të sigurisë iu përgjigjën duke gjuajtur gaz lotsjellës dhe arrestuar shumicën e atyre që kaluan kufirin. Pas kësaj, emigrantët vendosën spontanisht kampin pranë postbllokut të Bruzgit në rajonin e Grodno.

Ndryshe, të hënën në mbëmje, rreth 3500 refugjatë u zhvendosën nga kampi drejt “vijës kufitare”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *