COVID-19/Irlanda rikthen masat kufizuese:Puna nga shtëpia, orar kufizues për lokalet
IRLANDË- Rritja e numrit të infektuarve me virus ka bërë që Irlanda të rikthejë përsëri masat kufizuese në vend. Kryeministri i vendit Micheal Martin njoftoi se masat do të rikthehen nga dita e enjte.
Micheal Martin tha se “këshilla më e mirë tani është që të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia”. Më pas konfirmoi gjithashtu orain kufizues për mbylljen në mesnatës për baret, restorantet dhe klubet e natës nga e enjtja.
Martinnë një deklaratë më herët, tha se nëse numri i infeksioneve Covid-19 vazhdon të rritet frikshëm “asnjë sistem shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë”.
Republika e Irlandës ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë, me rreth 90% të moshave mbi 12 vjeç të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.
Rruga Press