Lajme

Mbi 3.2 milionë udhëtime u regjistruan në Shqipëri për vitin 2020

Mbi 3.2 milionë udhëtime janë regjistruar vitin e kaluar nga shqiptarët. Gjatë vitit 2020, destinacionet më të preferuara për qytetarët brenda Shqipërisë për udhëtime pushimi ishin Vlora gjatë sezonit të verës, dhe Korça në sezonin e dimrit.

Ndërkohë, në udhëtimet jashtë vendit, Turqia, Mali i Zi dhe Italia kanë marrë fluksin më të madh të pushuesve nga Shqipëria.

Edhe pse një vit me kufizime dhe pasiguri për shkak të pandemisë, lëvizjet e regjistruara nga INSTAT, tregojnë se numri i udhëtimeve për pushime a biznes ishte 3.2 milionë me një mesatare qëndrimi prej 4.6 ditësh.

Në vitin 2019, numri i udhëtimeve ishte 5.35 milionë.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Sipas qarqeve, Tirana, Vlora e Durrësi panë numrin më të madh të vizitorëve për qëllime personale ose biznesi gjatë gjithë vitit.

Sipas grupmoshës, 45% udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer nga gjenerata 25 deri në 34 vjeç, dhe fluks lëvizjeje më të ulët është regjistruar te moshat e treta.

Po sipas grupmoshës, këta të rinj kanë qëndruar në një vend tjetër 1 deri në 3 ditë, ndërsa të moshuarit mbi 75 vjeç mbi 4 ditë.

Rreth 3,1 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor të cilët përbëjnë 96,4% të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2020, ku makinat private janë rritur me 15 pikë përqindje.  

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Për të gjitha llojet e udhëtimeve, peshën më të lartë të akomodimit e zënë të afërmit, e më tej janë hotelet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *