Bota

Shqyrtohet një kusht i ri për udhëtimet brenda BE-së: Duhen tre vaksina

Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e miratimit të një doze të tretë, praktikisht kjo do të thotë që për të udhëtuar në Evropë duhet të kesh marrë të tre dozat.

Sipas ligjit aktual, certifikata Covid për udhëtim brenda Evropës zgjat një vit dhe më pas skadon. Me këtë propozim të ri nga Komisioni, përdorimi i certifikatës do të zgjatet përtej verës së vitit 2022. Vlen të theksohet se ditën e enjte, më 18 nëntor, pritet të diskutohet në Parlamentin Evropian ndryshimet që do të bëhen në lidhje me Certifikatën Digjitale Evropiane Covid-19.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme do të diskutojë me Komisionin zbatimin e certifikatës digjitale Covid-19 në shtetet anëtare të BE-së, si dhe ndryshimet e fundit në vende si Austria dhe Franca në lidhje me vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit, dhe ndikimin e ndryshimeve në lirinë e lëvizjes.

Kujtojmë se rregullorja e BE-së për certifikatën digjitale COVID hyri në fuqi më 1 korrik 2021. Qytetarët dhe banorët e BE-së mund të marrin dhe verifikojnë certifikatat e tyre digjitale COVID në të gjithë BE-në përmes platformës së dedikuar në çdo vend.

Lexo më shumë  Finlanda do të vendosë bazën e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *