Bota

Kriza kufitare në Poloni – forcat polake kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt emigrantëve që po përpiqeshin të kalonin nga Bjellorusia

Forcat polake kanë përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji kundrejt emigrantëve që përpiqeshin të kalonin në vend nga Bjellorusia.

Sipas BBC, disa nge emigrantët në kufi hodhën gurë ndaj forcave polake, thotë ministria e mbrojtjes.

Për javë të tëra, mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë mbledhur në kufirin e Bjellorusisë në një përpjekje për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Prestigjiozja spanjolle jehonë injorimit që iu bë Ramës nga Trump, El Mundo: Reflektim i dinamikave të ndryshme personale mes liderëve

Bjellorusia është akuzuar për shtyrjen e emigrantëve drejt kufirit në një përpjekje për të destabilizuar BE-në, mirëpo kjo akuzë është mohuar nga vendi.

Marrëdhëniet BE-Bjellorusi janë tensionuar rëndë që kur lideri afatgjatë Alexander Lukashenko shpalli fitoren e diskutueshme në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar dhe u përpoq të heshtte mospajtimin duke shtypur protestat masive dhe duke arrestuar kundërshtarët politikë.

Lexo më shumë  BE përkujton Srebrenicën: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve

BE-ja vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë pas sondazhit dhe së bashku me SHBA-në, do t’i shtojë sanksionet pas krizës kufitare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *