Lajme

Kurti emëron Rifat Latifin, ministër të Shëndetësisë

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar doktor Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë.

“Unë si kryeministër posa ka nënshkruar vendimin për ministrin e ri të shëndetësisë. Ministër do të jetë doktor Rifat Latifi”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se doktor Latifi erdhi pardje nga Nju Jorku në Prishtinë.

Lexo më shumë  Kosova avancon drejt standardeve të BE-së në sigurinë ushqimore

“Doktor Rifat Latifi ka lindur në Klloderncië të Skenderajt, ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe ka kryer dy specializime për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji dhe reaminacion në SHBA. Përvoja e tij akademike dhe profesionale përshinë qendra spitalore dhe universitete me emër në disa shtete federale në SHBA. Doktor Latifi aktualisht punon si profesor i departamentit të kirurgjisë në kolegjin e Nju Jorkut…”, tha Kurti.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Ai në fund i uroj mirëseardhje dhe e uroj për detyrën e re. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *