Shëndetësi

Diagnostikohet personi i parë me përkeqësim të shëndetit shkaku i ndryshimeve klimatike

Një grua kanadeze është personi i parë në botë që u diagnostikua me probleme shëndetësore për shkak të ndryshimeve klimatike, pasi ndjeu se kishte vështirësi në frymëmarrje gjatë temperaturave të larta.

Diagnoza u vendos nga mjeku Kyle Merritt, i cili theksoi se bëhej fjalë për një grua rreth të 70-tave. Ngjarja ndodhi në qershor të këtij viti kur në Kanada temperaturat shkuan gati në 50 gradë Celsius.

Një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën gjatë kësaj vale nxehtësie. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndryshimet klimatike besohet se marrin jetën e rreth 150,000 njerëzve në mbarë botën çdo vit.

Por Merritt është mjeku i parë në botë që në diagnozën e tij theksoi se pacienti ka probleme shëndetësore për shkak të ndryshimeve klimatike. Pacienti gjithashtu ka astmë, diabet, probleme me zemrën dhe jeton në një shtëpizë pa kondicioner.

Për shkak të temperaturave të larta dhe zjarreve në pyje, në korrik dhe gusht në Kanada, ndotja e ajrit ishte 43 herë më e lartë se sa maksimumi i “të lejuarës”.

Autorja e raportit për shëndetin dhe ndryshimet klimatike në revistën prestigjioze mjekësore “Lancet”, Marina Romanello, e quajti vendimin për këtë lloj diagnoze “shumë të mençur”.

Ajo beson se diagnoza ka treguar se ekspertët e shëndetësisë po i kuptojnë gjithnjë e më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut, shkruan euronews.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *