Opinion/Aktualitet

Analogji cinike*

Nga Hysamedin Feraj

Analogji cinike*:
Për arrogancë LVV-në e ndëshkojmë, ndërsa ata të pushtetit të vjetër i shpërblejmë.
Më duket si ai shpjegimi në dokumentarët e “National Geografic”:

  • Gjarpëri më kafshoi, por nuk ka faj: është në natyrën e tij të kafshojë. Kafshë është.
  • Faji është i imi sepse i ndërhyra në hapësirën e tij, sepse njeriu po ia ngushton hapësirën kafshës secilën herë e më shumë.
    Për analogji:
  • Ish pushtetarëve ia falim dhe ia shpërblejmë arrogancën, sepse është në natyrën e tyre me qenë arrogantë e të korruptuar. Ashtu janëata!
  • Faji është i Vetvendosjes dhe i qeverisë, sepse iu ndëhyri dhe ua ngushtoi hapësirën e korrupsionit atyre.
    Analogji me kafshët është cinike dhe poshtruese për ish-pushtetarët, por vota për ta është cinike dhe e dëmshme për veten e për vendin.
    Prandaj, kjo mënyrë gjykimi është shqetësuese.
    (* përgjijgje, disi e shkurtër, disa miqëve në fb, që kanë shqetsim të drejtë e të sinqertë por me të cilët nuk pajtohem për “zgjidhjen” e dhënë të pdrejtë dhe jo logjike, spese kundërthënëse: nuk e durojmë arrigancën, prandaj zgjedhi arrogancën e dëshmuar!)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *