Bota

SHBA-ja dënon Rusinë për lëshimin e një rakete testuese

SHBA-ja ka dënuar Rusinë për lëshimin e një rakete si test “i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm” që sipas saj rrezikoi ekuipazhin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Testi hodhi në erë një nga satelitët e Rusisë, duke krijuar mbeturina që detyruan ekuipazhin e ISS të strehohej në kapsula.

Stacioni aktualisht ka shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord, katër amerikanë, një gjerman dhe dy rusë.

Lexo më shumë  Mediat amerikane: SHBA po përgatitet për operacione tokësore në Iran

Stacioni hapësinor orbiton në një lartësi prej rreth 420 km (260 milje).

“Më herët sot, Federata Ruse kreu në mënyrë të pamatur një provë satelitore shkatërruese të një rakete anti-satelite të ngritjes direkte kundër një prej satelitëve të saj”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price në një konferencë. “Testi deri tani ka gjeneruar mbi 1.500 pjesë të mbeturinave orbitale të gjurmueshme dhe qindra mijëra copa mbeturinash orbitale më të vogla që tani kërcënojnë interesat e të gjitha kombeve”.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *