Lajme

Ndalohen katër rusë për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja në të cilën ndodheshin katër persona, të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Katër personat e ndaluar, dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.

Lexo më shumë  Qeveria Kurti ndan pagën e 13-të

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *