Lajme

Shkon në 19.5 mld lekë shifra e borxheve të qeverisë

Thellohen borxhet e qeverisë ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se në muajin shtator  detyrimet e prapambetura u rriten duke kapur nivelin e 19.5 mld lekëve ose 159 mln euro nga 16 ,5 mln euro që ishin gjatë muajit gusht.

Krijimi i detyrimeve të prapambetura ka qenë një shqetësim i ngritur prej kohësh edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare të cilat i kanë kërkuar qeverisë që të kryejë në kohë pagesat.

Por statistikat tregojnë se vetëm për një muaj ka një përkeqësim të ndjeshëm të detyrimeve. Peshën kryesore në këtë borxh e mbajnë detyrimet e prapambetura nga  punimet e kryera në infrastrukturë të cilat kanë arritur në 10.3 mld lekë nga 7.2 mld lekë që ishin në muajin gusht. Nëse shohim zërat e tjerë të detyrimeve konstatojmë se borxhet për mallra e shërbime  janë pothuajse të pandryshuara me një muaj më parë në vlerën 9,2 miliardë lekë.

Lexo më shumë  Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes

Shqetësime për nivelin e detyrimeve të prapambetura ka ngritur edhe Kontroli i Lartë i Shtetit. Në një analizë të realizuar në buxhetin e viti të kaluar KLSH thekson se faturat janë më të larta se ato që raportohen.

Në gjendje të rëndë financiare janë edhe njësitë vendore në vend ku borxhi total rezulton 6.6 mld lekë. Edhe këtu treguesit nxjerrin në pah se   këto borxhe janë krijuar kryesisht si pasojë e mospagesës së investimeve të ndryshme që janë realizuar e sidomos nga largimet e padrejta nga puna./abc/

Lexo më shumë  ​Osmani përfundon mandatin e Presidentes, ia dorëzon detyrën sot kryeparlamentares Haxhiu

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *