Lajme

Mjeku: Është rritur numri i fëmijëve me COVID

Përgjatë ditëve të fundit është rritur numri i fëmijëve që janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.

Ky numër përllogaritet afro 50 në ditë. Shefi i Pediatrisë Vladimir Kumaraku shprehet se rritje ka pësuar numri i fëmijëve të prekur nga COVID. Ai shprehet se të gjitha qendrat shëndetësore duhet të pajisen me teste të shpejta në mënyrë që të mund të ulet fluksi në spital.

Lexo më shumë  “Rama jepe dorëheqjen”/ Sheshi plot për 23 ditë! The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar

“Kjo periudhë dhe për shkak të ndryshimeve atmosferike, ka filluar të japë efektet e veta në moshat pediatrike. Tek ne numri i fëmijëve që kanë probleme ka filluar të shtohet. Numri i fëmijëve që janë me COVID përsëri është shtuar.

Nga kjo intervistë dërgoj një mesazh që tamponët e shpejta për COVID të çohen edhe në qendrat shëndetësore në mënyrë që të shmanget grumbullimi pranë pediatrisë. Të shtrihet depistimi dhe zbulimi i rasteve me COVID”, shprehet ai për ABC.

Lexo më shumë  Euro prek një tjetër minimum historik në Shqipëri

Kumaraku këshillon që fëmijëve me COVID të mos u jepen menjëherë antibiotikë. Sipas mjekut shumica e fëmijëve shfaqin diarre si simptomë kryesore të infektimit me COVID. “Agresiviteti i COVID është i ulët nuk duhet të jemi agresivë në trajtimin e fëmijëve. Fillimisht të trajtohen me qetësues dhe me mjekim popullor në shtëpi”, shprehet mjeku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *