Ku është Erion Veliaj? Kryebashkiaku braktis qytetarët, nuk është kurrë në zyrë
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shfaqet në shumë vende, por nuk është asnjëherë i gatshëm për tu takuar me qytetarët e thjeshtë të kryeqytetit të cilët kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre. Ku është Erion Veliaj? Kryebashkiaku braktis qytetarët, nuk është kurrë në zyrë.
Kreun e Bashkisë së Tiranes Erion Veliaj mund ta gjesh lehtësisht në Londër, nëpër konferenca ndërkombëtare majtistësh, madje edhe nëpër pyjet imagjinare orbitale, por asnjëherë në bashki.
Erion Veliaj i shmanget edhe ballafaqimit me qytetarët që vrapojnë për të zgjidhur hallet e tyre.
Nëpër fushata e kur i intereson për imazh, Erion Veliaj shfaqet kudo, në çdo kohë, por nuk është asnjëherë aty për qytetarët e thjeshtë të Tiranës që kanë halle e probleme, dhe që vrapojnë për ta takuar kryetarin e tyre që është aty gjithmonë për propagandë por kurrë për punë.
Punët e administratës i shpërndan shoferi, sepse me gjasë shefi i tij duhet të jetë duke regjistruar videon e radhës propagandistike që do u serviret qytetarëve, ose nuk ka ardhur akoma nga Londra, askush nuk e di./Ora News/
Rruga Press