Në shumicë u votua arroganca e korrupsionit, kundër arrogancës së antikorrupsionit
Shkruan Hysamedin Feraj
Interesant:
Zgjedhësit në Kosovë nuk e ndëshkuan arrogancën në nivel nënrepublikan, sepse në shumicë u votua për arrogancën më të madhe e më jetëgjatën: atë të regjimit të vjetër.
Interesant:
Nuk kemi qenë të vjedhur, por të grabitur. Sepse hajni ka frikë se mos kapet, ndërsa grabitësi merr me forcë (institucionale-shtetërore) atë që dëshiron. Haraçet, korrupsioni dhe shtija e territoreve të republikës, vetes dhe shteteve fqinj, nuk u bënë hajnisht por dhunshëm, me dhunën e shumicës.
Interesant:
Në shumicë u votua arroganca e korrupsionit, kundër arrogancës së antikorrupsionit.
Arrogancë për arrogancë, u parapëlqy ajo më e madhe, ajo e ushtruar nga mjeshtrit e saj.
Arroganca mbrëmë hodhi vallen e fitores dhe pëlqimit masiv të saj!
Votuesi në Kosovë e fal arrogancën, me kusht që të jetë vërtetë arrogancë!
Rruga Press