Lajme

Osmani tregon temat të cilat do t’i diskutojë në Samitin për Demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, me të cilin njoftohet se kanë diskutuar për ftesën e pranuar nga presidenti Biden për Samitin për Demokraci dhe hapat përgatitorë për pjesëmarrje në Samitin e datës 9-10 dhjetor.

Osmani do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në këtë Samit, i cili do të mbahet virtuelisht, ndërkaq vitin tjetër ky Samit do të mbahet me prezencë fizike.

Lexo më shumë  Kurti: Ekziston një frikë e ankth në Evropë nga kthimi i mundshëm i Trumpit

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do ta hartojë planin për prezantim në Samitin për Demokraci, i cili do të mbulojë tri fusha: fuqizimi i demokracisë dhe luftimi i autoritarizmit, lufta kundër korrupsionit si dhe promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që Kosova paraqet shembull të mirë të një demokracie në zhvillim dhe se bashkëpunimi me ShBA-në paraqet orientim strategjik të Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me shtetin amerikan për t`i realizuar objektivat e saj”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zyrtarë të Qatar Development Fund, flasin për përkrahjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *