Bislimi udhëton sot në Bruksel, do të takohet me Borrellin dhe Lajçakun
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të udhëtojë sot në Bruksel për të vazhuar bisedimet Kosovë-Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti, pas takimit me homologun e kroat, Andrej Plenkoviq.
Bislimi në kryeqendrën evropiane do të takohet me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Poashtu edhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Rruga Press