Bota

Greqia drejt karantinimit të të pavaksinuarve

Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris paralajmëroi se qeveria është duke shqyrtuar çdo masë të mundshme ndaj të pavaksinuarve nëse do të shihet e arsyeshme.

Duke folur për “Open TV”, kreu i Shëndetësisë në Greqi tha se pas verifikimit të situatës do të shihet nëse ka nevojë për të marrë masa kufizuese në drejtim të personave që janë të pavaksinuar.

Lexo më shumë  Konservatorët britanikë i fitojnë zgjedhjet lokale në Skoci

Plevris tha se është në diskutim edhe modeli austriak, ku mbyllja do të jetë e aplikueshme vetëm për personat e pavaksinuar. Sipas tij, karantina ndaj tyre është një masë mbrojtëse dhe jo ndëshkuese.

Gjithçka do të vendoset nga Komisioni i Ekspertëve në mbledhjen e ditës së nesërme dhe të mërkurën, ndërsa statistikat tregojne se spitalet sipas tij janë mbushur plotë kryesisht nga pacientë të pavaksinuar.

Lexo më shumë  ShBA dhe G7 do të hapin fabrikat e armëve në Ukrainë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *