Lajme

Këngëtari Gjon Muharremaj triumfon në MTV EMA Awards, merr çmimin e rëndësishëm

Këngëtari Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit, ‘Gjon’s Tears’ është vlerësuar me çmimin artisti më i mirë zviceran në MTV EMA Awards.

Evenimenti u mbajt mbrëmjen e djeshme në Budapest të Hungarisë, pjesë e të cilit ishte dhe artistja shqiptare Rita Ora.

Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari shqiptar në një postim në Instagram, ku shpreh falenderime për fansat që kanë votuar për të.

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

“Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj faleminderit për gjithçka,” ka shkruar këngëtari.

Gjon’s Tears arriti një sukses të madh dhe me pjesëmarrjen në Eurovision. Ai arriti t’i sigurojë Zvicrës vendin e tretë, ku spikati me zërin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *