Lajme

Getoar Mjeku: Vitia është aktivisti më i dashur i LVV-së në Prishtinë

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Getoar Mjeku, është deklaruar nëpërmjet një postimi në facebook për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia.

Anëtari i VV-së ka thënë se Vitia është aktivist më i dashur i LVV-së në Prishtinë.

Vtia ka frymëzuar fitoren e VV-së në Llap, Gollak, Shtime e Gjilan.

Reagimi i Mjekut në Facebook:

Lexo më shumë  Vijon protesta e banorëve të Rrjollit: Të ndalohen punimet deri sa të vendosë gjykata

Dr. Arben Vitia është aktivisti ma i dashur i Lëvizjes në kryeqytet. Votat e munguara që nuk i dhanë sot detyrën e kryetarit të Prishtinës nuk na lëkundin besimin në karakterin, përgatitjen dhe përkushtimin e tij për të udhëheqë në ecuri e kohë të vështira. Angazhimi i dr. Benit si drejtor komunal, ministër shëndetësie, kryetar qendre e anëtar kryesie na ka frymëzu të gjithëve me punu me nder për qytetarin e Republikës. Ky frymëzim na pruni pashmangshëm fitoret në Llap, Gollak, Shtime e Gilan.

Faleminderit, i dashur dr. Ben! Urime, prof.dr. Shpejtim Bulliqi, kryetar Kadri Rahimaj, dr. Qemajl Aliu e prof. Alban S. Hyseni.

Vitia në një konferencë për media ka pranuar humbjen, duke ia uruar fitoren kundërkandidatit nga LDK-ja Përparim Rama, i cili do të udhëheq kryeqytetin gjatë katër viteve të ardhshme.

Lexo më shumë  Manxhuka: Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *