Sport

Video/ Gjermania mbyll me “poker” eliminatoret, për Flick bilanc perfekt

7 fitore në 7 ndeshje dhe gola pa fund për Gjermaninë në Eliminatoret e Botërorit. Skuadra nën drejtimin e Hansi Flick, e kualifikuar prej kohesh, ka shkëlqyer që kur ai mori drejtimin e “panzerave” pas Euro 2020 teksa në këto eliminatore vetëm ka fituar.

Një humbja ka Gjermania, të shkaktuar nga Maqedonia e Veriut në Marsin e kaluar por puna e mirë e bërë nga Flick duket dhe në fushë.

Në ndeshjen e fundit, edhe pse me shumë ndryshime në formacion, Gjermania nuk e diskutoi fitoren ku mundi 4-1 Armeninë në fushën e këtyre të fundit.

Havertz e Gundogan shënuan në pjesën e parë teksa në të dytën serish Gundogan e më pas Hofmann. Për golin e nderit të vendasve, shënoi Mkhitaryan.

https://player.streamkora.com/player/html/XaQCGpXhQUzom?popup=fromblocked&autoplay=1

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *