Bota

Kundërshtare me babain, vajza e presidentit në Filipine kandidon për zv.Presidente

FLIPINE- Sara Duterte-Carpio, vajza e madhe e presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte, paraqiti kandidaturën e saj për nënpresidente të shtunën.

 CNN shkruan se 43-vjeçarja Duterte-Carpio, e cila zëvendësoi babanë e saj si kryebashkiak i qytetit Davao, i përket një partie tjetër politike. Ajo kishte dhënë edhe më parë mesazhe në lidhje me kandidimin e saj, ndërkohë që sondazhet këtë vit e renditën atë si fituesen.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 9 majit 2022 nën partinë e koalicionit Partido Federal dhe Lakas-CMD, së bashku me Ferdinand “Bongbong” Marcos Jr., i zgjedhuri i partisë për President. Në fillim të kësaj jave, Duterte-Carpio tërhoqi kandidaturën e saj për t’u rizgjedhur si kryetare bashkie e Davaos dhe dha dorëheqjen nga partia e saj me bazë në Davao, Hugpong Ng Pagbabago.

Filipinet do të shkojnë në votime vitin e ardhshëm për të vendosur pozicionet nga Presidenti deri te guvernatorët, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët lokalë. Vendi zgjedh nënkryetarin e tij veçmas nga Presidenti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *