81-vjeçarja që për 60 vjet mban veshjen hasjane
Është ndër fshatrat më të mëdha në Has të Prizrenit.
Ky është fshati Gjonaj, me shtrirje anëve të Pashtrikut, Erenikut e Drinit të Bardhë.
Me të hyrë në këtë fshat, lehtësisht mund të vërehet ruajtja e traditave të kahershme të trashëguar ndër breza.
Janë veshjet e veçanta hasjane, ato që të reja e të moshuara i bartin në Gjonaj.
Është Sabrije Jahaj 81-vjeçarja e cila që në moshën 13-vjeçare kishte mësuat t’i punojë veshjet e Hasit e edhe sot i bart ato.
Hasjanët njihen edhe për traditën me furrat e bukës.
Njëra nga furrat e fshatit gëzon traditë shumë-vjeçare të cilën e ka trashëguar edhe te të rinjtë e familjes.
Gjonaj që zë një sipërfaqe të madhe në zonën e Hasit, sipas të moshuarës së fshatit, i ka ruajtur e do të vazhdojë të jetë gjithnjë tradicional për të pasqyruar traditën e të jetuarit brez pas brezi atje./koha.net/
Rruga Press