Bota

Dalin prova të reja që tregojnë ndërhyrjen e Trumpit në informacionet për COVID-19

Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Krizën e Koronavirusit lëshoi ​​për CNN prova të reja që tregojnë se si zyrtarëve të Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve iu bë presion nga zyrtarët e administratës Trump për të ndryshuar udhëzimet shkencore dhe u penguan të komunikonin drejtpërdrejt me publikun.

Në fragmente të reja të intervistave të transkriptuara, Nancy Messonnier, ish-drejtoresha e Qendrës Kombëtare të CDC-së për imunizimin dhe sëmundjet e frymëmarrjes, tha se ishte vënë në dijeni se presidenti i atëhershëm Donald Trump ishte zemëruar nga një konferencë e 25 shkurtit 2020, gjatë së cilës ajo paralajmëroi publikun për rreziqet e COVID-19. Messonnier thotë në transkript se ajo kishte telefonata me ish-drejtorin e CDC-së, Robert Redfield dhe ish-Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, Alex Azar pas konferencës, dhe se ajo ishte “e mërzitur” pas bisedës së saj me Azar.

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Në transkriptet, zyrtarë të tjerë të CDC-së përshkruan se si u refuzuan kërkesat për të mbajtur takime në lidhje me udhëzimet e maskave dhe rastet e vdekjet. Kur u pyet në lidhje me një raport të CNN se zyrtarët e CDC-së ndiheshin “të pështjelluar”, Anne Schuchat, ish-zëvendësdrejtoresha kryesore e CDC-së, tha: “Kjo është ndjenja që kishim ne, shumë prej nesh”.

Më tej, disa intervista përshkruan përpjekjet e administratës për të ndryshuar ose ndikuar udhëzimet e agjencisë dhe raportet javore shkencore, të cilat zakonisht nuk ndahen shpërndahen jashtë agjencisë përpara se të publikohen.

U deshtë “përpjekje e madhe për të mbrojtur atë integritet,” tha Schuchat në fragmentin e transkriptuar dhe “përpjekje aktive” nga ana e zyrtarëve të CDC “për t’u siguruar që përpjekjet nuk ishin të suksesshme” për të ndryshuar raportet.

Transkriptet përfshijnë gjithashtu një bisedë me Deborah Birx, e cila shërbeu si koordinatore e përgjigjes ndaj koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën ajo përshkroi se si administrata Trump nxiti për udhëzime që thoshte se njerëzit që nuk ishin simptomatikë nuk kishin nevojë të testoheshin, pavarësisht mosmarrëveshjeve nga zyrtarët shëndetësorë. Ajo tha se ishte qëllimi i Scott Atlas, një këshilltar i Trumpit për koronavirusin, “të ndryshojë udhëzimet e testimit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *