Bota

Putin nuk i pranon akuzat: Nuk kemi asnjë lidhje me krizën e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se stërvitjet e paplanifikuara të NATO-s në Detin e Zi përbëjnë një sfidë serioze për Moskën.

I ndalur tek kriza e emigrantëve në kufirin e Bjellorusisë, Putin theksoi se Rusia nuk është e përfshirë ashtu siç edhe është akuzuar, pasi sipas tij vendi nuk ka asnjë lidhje me situatën e krijuar në kufi.

Ai më tej është shprehur se shpreson që presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe kancelarja gjermane Angela Merkel të arrijnë të flasin për krizën.

Lexo më shumë  Stoltenberg: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

“Dua t’ua bëj të qartë të gjithëve. Ne nuk kemi asnjë lidhje me të”, tha presidenti rus.

Ndërkohë Polonia dhe vendet e tjera perëndimore akuzojnë Moskën se po punon me Minskun për të realizuar dërgimin e mijëra emigrantëve në kufi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *