Bota

Lituania burgos dy qytetarë që kanë spiunuar për Rusinë, ja vendimi i gjykatës

Greicius, figurë publike dhe drejtor në Asociacionin baltik të të rinvje, i cili njihet për qasjet pro-ruse, e ka konsideruar veten të pafajshëm, derisa Tunikaitis e ka pranuar fajin.

Një gjykatë në ish-republikën sovjetike të Lituanisë, ka burgosur dy qytetarë, duke i akuzuar se kanë spiunuar për Rusinë. Një gjykatë në qytetin Klaipeda, ka dënuar Aleksejus Greicius me katër vjet burgim dhe Mindaugas Tunikaitis me 18 muaj burgim, pasi i ka gjetur fajtorë për mbledhje të të dhënave për Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Lexo më shumë  Sa mund të rritet çmimi i naftës? The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global

Greicius, figurë publike dhe drejtor në Asociacionin baltik të të rinvje, i cili njihet për qasjet pro-ruse, e ka konsideruar veten të pafajshëm, derisa Tunikaitis e ka pranuar fajin.

Gjyqi është mbajtur me dyer të mbyllura për shkak të shqetësimeve për siguri kombëtare. Hetuesit kanë thënë se dy të pandehurit nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, mirëpo kanë qenë në kontakt me agjentin e njëjtë të FSB-së në vjetët e fundit.

Prej vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, dhe ka nisur të mbështesë separatistët në konfliktin në lindje Të Ukrainës, gjykatat në Lituani kanë dënuar disa persona për spiunim te Rusia, apo aleatja e saj e ngushtë, Bjellorusia.

Marrë nga REL

RRUGAPRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *