Sport

Sfida Angli-Shqipëri, ja sa do të jetë numri i tifozëve shqiptar në “Wembley”

Shqipëria luan sonte në Ëembli përballë Anglisë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Duke folur për emisionin “Sport News Plus”, kryeredaktori i gazetës “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj, zbuloi disa fakte interesante për numrin e tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium, por komentoi dhe gjendjen e kuqezinjve pak orë para startit të sfidës.

Emocionet: “Nuk na bie rasti shpesh të raportojmë nga Uembli, është emocionuese. Ka atmosferë, jam i befasuar që janë shitur të gjitha biletat, atmosfera në këtë zonë të Londrës. Duke sikur je në Shqipëri për numrin e lartë të tifozëve shqiptar që ndodhen këtu.

Numri i tifozëve: “Nga aq sa munda të informohem duhet të jenë të paktën 14 mijë tifozë shqiptarë, do të tejkalohet 5% i tifozërisë mike, por priten edhe më shumë”.

Atmosfera: “Atmosfera në ekip ishte e mirë, ndoshta ka ndikuar lodhja nga udhëtimi. Më i tensionuari ishte Reja, lojtarët ishin më harmoni, në humor, do t’i shohim në fushën e lojës si do të jenë, por dje atmosfera ishte mjaft e mirë”.

Broja: “Nga informacionet që kemi, Broja është në forme, madje është gati të luajë dhe si titullar, megjithëse 99% të mundësive nuk do të jetë titullar, por nëse do Reja e ka gati. Nuk do të rrezikojë, por është dhe strategji këtë lëvizje me Brojën. Por stafi ka siguruar që është në gjendje të mirë, megjithëse do ta nisë nga stoli”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *