Lajme

Bulqiza tronditet nga lëkundjet e tërmetit 4.1 të shkallës Rihter për herë të dytë për sot

Rreth orës 16:08 të së premtes një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë.

Sipas raportimit të Qendrës Europiano-Mesdhetare të Sizmiologjisë epiqendra ishte Bulqiza, 37 kilometra larg kryeqytetit.

Të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave tregojnë se një tjetër tërmet më i vogël me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter me po të njëjtën epiqendër ka ndodhur sot në orën 12:48.

Lexo më shumë  'Bashkia e Tiranës i mban paratë', Gazetarja: Qeverisje që dështon në investime dhe transparencë

Këto lëkundje janë të tretat në shkallë vendi, pasi më herët në mëngjes një tërmet me magnitudë 3.0 i shkallës Rihter pati si epiqendër Elbasanin.

Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO bëri me dije se deri më tani nuk ka asnjë njoftim për dëme materiale.

Vitet e fundit Shqipëria është tronditur nga disa tërmete, ku më i madhi u regjistrua më 26 nëntor 2019. Nga ky tërmet humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë./euronews/

Lexo më shumë  Tkurret turizmi në Shqipëri, u mbajt nga Kosova dhe Italia në janar-shkurt

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *