E bëjnë video-montazhën me ilahi të Adem Ramadanit, ish ambasadori Grenell bie pre e faqes satirike nga Kosova (Video)
Një faqe e njohur në rrjetin social Facebook, Breaking Bad Kosovo, e njohur për video-montazhet me kontekst satirik, e ka shtyrë drejt një “gracke” humoristike edhe ish ambasadorin, përkatësisht ish shefin e inteligjencës amerikane Richard Grenell.
Breaking Bad Kosovo e ka realizuar një video ku shihet Grenell-i duke u futur në kufirin kosovar, ndërsa në sfond dëgjohet një ilahi e Adem Ramadanit.
“Qe qysh i han foret ish drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane, Richard Grenell. E kanë taggirat faqja satirike Breaking Bad Kosovo në një video të shoqërume me ilahi edhe ai tap e ka pranu taggun, tani e ka fshi mas 1 ore kur e ka kuptu bolelozjen” – ka shkruar Mentor Llugaliu, një përdorues i rrjetit social Facebook.
Për më shumë, shihni videon:
Ish administrata amerikane e udhëhequr nga Donald Trump, ia pat ngarkuar detyrën e përfaqësuesit special për çështjen e bisedimeve Kosovë Serbi, mision për të cilin mori shumë kritika. /KosovaPost/
Rruga Press