Sport

Goditet me shkelm në fyt, Goretzka shpëton për mrekulli

Leon Goretzka ishte me fat që shpëtoi pa dëmtime të rënda pas një ndërhyrjeje brutale të një lojtari nga Lihtenshtajni, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Pa kaluar 10 minuta nga nisja e ndeshjes, mesfushori i Gjermanisë tentoi të kontrollonte me gjoks një krosim në zonë, por mbrojtësi i miqve, Jens Hofer, e goditi me shkelm në qafë.

Lexo më shumë  Yakin thotë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në Serbi

Gjyqtarja e ndeshjes i tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa vetë Hofer ishte më i shqetësuar për gjendjen e Goretzkës, pasi goditja ishte e paqëllimshme.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 9-0 për Gjermaninë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *