Sport

Xavi i thotë ‘po’ nënshkrimit të Dani Alves, braziliani pritet të prezantohet javën e ardhshme

Dani Alves thuhet se do të rikthehet përfundimisht te Barcelona, pasi trajneri Xavi Hernandez ka dhënë tashmë miratimin e transferimit.

Sipas gazetarit të mediumit katalunas Sport, Albert Roge, rikthimi i Alvesit në Camp Nou tashmë është punë e kryer.

Drejtuesit e Barçës janë duke finalizuar detajet e marrëveshjes për rikthimin e mbrojtësit braziliani pasi Xavi ka dhënë miratimin e tij, pasi i përshtatet në skemat e tij.

Sipas burimeve të klubit, njoftimi i nënshkrimit do të vijë pas një takimi të fundit me Alves, pasi të dyja palët e dinë tashmë se nuk do të ketë asnjë problem që ai të veshë sërish fanellën e Barçës.

Lexo më shumë  Yakin thotë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në Serbi

Dani Alves do të vijë si lojtar i lirë në Camp Nou pas largimit nga Sao Paulo, klubi i fundit ku kishte luajtur.

Pas këtij vendimi, mbrojtësi brazilian iu ofrua disa herë skuadrës së Barçës dhe u pa me Joan Laportan në Camp Nou në ndeshjen kundër Dynamo Kievit.

Barcelona thuhet gjithashtu se nuk do të pres fillimin e afatit kalimtar të janarit, pasi do ta regjistrojë më herët Alvesin, pasi vjen si lojtar i lirë.

Lexo më shumë  Yakin thotë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në Serbi

Te Barcelona synojnë ta zyrtarizojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe Xavi mund të llogarisë tek ai, nëse e mendon të arsyeshme, për derbin e javës së ardhshme kundër Espanyol që do të luhet në Camp Nou.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *