Lajme

Federata të mbrojë gazetarët e terrenit dhe investigimit, e jo njerëzit që studiot televizive i kanë si shtepitë e tyre

Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar ndaj deklaratës së Hysamedin Ferajt rreth Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ku shpreh se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane, si dhe vetë Kosovës.

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EJ në Twitter.

Nuk është shumë e qartë se ku qëndron promovimi i urrejtjes nga ana e z. Feraj, por është shumë e qartë që ky i fundit është shprehur rreth dëmit publik të bërë nga disa opinionistë kur këta, duke përdorur hapësirën e madhe të tyre mediatike kanë punuar në linja si, bie fjala, ajo e z. Grenell, e cila promovonte “dashuri” ekonomike mes serbëve dhe shqiptarëve, në kurriz të dëmit politik për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Përurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin

Të mbrosh shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e saj, përkundër mercenerizmit antigazetaresk të disa opinionistëve, nuk e ka bazën në urrejtje ndaj diçkaje apo ndokujt, por në dashuri për të drejtën dhe atdheun.

Sugjerimi ynë do të ishte se Federata Evropiane e Gazetarëve duhet ta konsiderojë të menduarit e dallimit mes gazetarit dhe mercenarit, kritikut dhe opinionistit/analistit të pushtetit jodemokratik. Me ta bërë këtë dallim do jenë krejtësisht në anën e profesionit të gazetarisë, profesion i cili, si shumë të tjerë kësaj ane, është shpërfytyruar nga ata që mendojnë sipas kanalit nga vjen paraja, si dhe nga normalizimi që i është bërë kulturës së fake newsit.

Lexo më shumë  Si mundet që telefoni i Faruk Mujkës nga policia kalon ne duart e Lirim Mehmetajt?

Gazetaria dhe gazetarët kanë çdo herë e më shumë nevojë për mbështetje, edhe nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, po njëlloj edhe nga ana e Federatës Evropiane të Gazetarëve.

Por Federata Evropiane e Gazetarëve kësaj radhe po mbështet opinionistë të cilët zotërojnë të gjitha orët publike televizive, dhe po deklarohet kundër një njeriu që zotëron vetëm profilin e vet në facebook.

Presim që Federata të mbrojë gazetarët e terrenit dhe investigimit, e jo njerëzit që i kanë bëre studiot televizive si shtepitë e tyre.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *